BallinaAktualitetÇfarë do bënit nëse keni vetëm 2 ditë kohë? Befason Pëllumb Pipero,...

Çfarë do bënit nëse keni vetëm 2 ditë kohë? Befason Pëllumb Pipero, ja si përgjigjet mjeku

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka habitur panelistët teksa u përgjigj pyetjes së poetes Rita Petro, se çfarë do të bënte nëse do kishte vetëm dy ditë kohë.

Pipero tha se do të vazhdonte të punonte në spital dhe të shpëtonje jetë njerëzish.

“Jua them me sinqeritetin më të madh. Po të kisha vetëm 2 ditë kohë do të qëndroja në spital dhe do të vazhdoja punë si mjek për të shpëtuar jetë njerëzish”- tha Pipero.

“Shumë e bukur kjo. Si violinistët te filmi i Titanikut”– ndërhyri Rita Petro.

Piepro teksa kujtoi se sa i vështirë ishte ky vit me pandeminë që ende është prezent kudo, tha se se këto festa nuk janë dhe nuk duhet të jenë të trishtuara.

“Në këto momente ne kemi ndarë , ky ka qenë dhe vazhdon të jetë vit i vështirë. Kujtoj ditët e fundit të shkurtit ku ishim të rrethuar me covidin po nuk e kishim prezent, mbaj mend 7-8 mars që u gdhimë me dy pacientë në infektiv dhe pastaj ditët ndoqën njëra tjetërn, por nuk ka mungua përkushtimi dhe besimi te një fitore e bluzave të bardha.
E them këtë sepse nuk është e thjeshtë të jetosh përditë me covid, për mjekët. Puna për të shpëtuar jetë, kolegët e mia e kanë parë me optiizëm përtje dhimbjes dhe atyre çfarë shihnim përditë.

E ndiejmë vetën krenarë, me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj. Festat nuk do ti quaj të trishtuara thelbi është shfaqja vetëm mungon, nga sheshi në familje. Duhet të shohim të nesërmen, të ardhmen për të parë mundësinë për të fituar këtë beteje. Premtoj një pranverë më të qetë dhe optimiste,”– tha Pipero në Open.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular