BallinaAktualitet‘Deri nesër do ju vras të gjithëve’/ E gjithë policia i është...

‘Deri nesër do ju vras të gjithëve’/ E gjithë policia i është vënë në ndjekje, si kërcënoi me armë fshatin Josif Kavaja

Duket sikur kemi të bëjmë me një ngjarje dejavu si në rastin e eleminimit nga policia disa muaj më parë në Elbasan të shtetasit Kujtim Zhidru, i cili pasi kërcënoi me armë zjarri, u eleminua nga forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë.

Josif Kavaja, nga fshati Zavalinë i Elbasanit, vazhdon të jetë në arrati prej disa orësh, pasi kundërshtoi me armë zjarri policinë, duke u fshehur në pyll.

Më herët ai kërcënoi banorët e fshatit se do i vriste të gjithë deri ditën e nesërme.

Ka qenë kjo arsyeja përse ata e kanë denoncuar në polici pasi shqetësimeve të shumta që kishin pasur me këtë shtetas, i cili jetonte i vetëm, i pamartuar, në një banesë të veçuar të fshatit.

Kavaja mësohet se vuan nga ç’rregullime mendore, dhe vazhdon ti bëjë rezistencë policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular