BallinaEkonomiInstitucionet shmangin ligjin, për të zhvilluar tenderë me negocim, APP: Dërgoni të...

Institucionet shmangin ligjin, për të zhvilluar tenderë me negocim, APP: Dërgoni të dhënat

Agjencia e Prokurimit Publik ka kërkuar nga institucionet që të respektojnë afatet për të dërguar pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara të dhënat teknike dhe sasiore mbi tenderët që zhvillon kjo e fundit në mënyrë që të jenë të mbuluara me shërbimet e kërkuara në kohë.

Në këtë mënyrë sipas APP shmanget edhe procedura e negocimit pa shpallje paraprake që bëhet në kushte emergjence. Vetë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka vënë në dijeni APP mbi fenomenin duke kërkuar që të gjithë ministritë dhe institucionet e varësisë të dërgojnë të dhënat sipas procedurës që parashikohet me një vendim të veçantë të vitit 2018.

“Nisur nga informacioni i përcjellë në Agjencinë e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ne vijim “ABP”), sipas të cilit, referuar Njoftimit të ABP Nr.133 Prot., datë 27.01.2020, disa autoritete kontraktore nuk kanë respektuar afatet kohore të përcaktuara në piken 5, të VKM Nr. 82/2018 datë 14.02.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime “, të ndryshuar, për dërgimin pranë saj të të dhënave teknike e sasiore dhe fondet përkatëse për procedurat e prokurimit të shpallura gjatë vitit 2020, në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika 2 germa “d” të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, APP sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Në pikën 5 të VKM Nr. 82/2018 datë 14.02.2018 të ndryshuar, përcaktohet: “Autoritetet kontraktore, institucionet e përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, brenda 5 (pesë) ditëve nga hartimi i regjistrit të parashikimit të procedurave të prokurimit, të dërgojnë në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës, për mallrat e shërbimet përkatëse “.

Referuar parashikimit te dispozitës së sipërcituar, duke marrë shkas nga problematikat e përcjella nga ABP për mosrespektim të afateve kohore nga autoritetet kontraktore zbatuese të këtij akti nënligjor, APP tërheq vëmendjen e autoriteteve kontraktore që të dërgojnë në kohë, dhe brenda afatit te përcaktuar nga ABP në njoftimet që publikon, të dhënat e tyre teknike e sasiore, dhe fondet përkatëse për procedurat e prokurimit që zhvillohen nga kjo e fundit, në rolin e organit qendror blerës me qëllim që mos të bëhen pengesë për shpalljen dhe zhvillimin ne kohë të procedurave të prokurimit, e shmangien e situatave të pambuluara me mallra e shërbime, që i çojnë drejt përdorimit të procedurës “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit” thuhet në njoftimin e APP.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular