BallinaKryesore“Krishtlindje të gëzuara”, Basha uron besimtarët e krishterë: Ky ishte vit i...

“Krishtlindje të gëzuara”, Basha uron besimtarët e krishterë: Ky ishte vit i vështirë, le të shohim me shpresë përpara

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Basha thekson se gjatë këtij viti janë kaluar ditë të vështirë, duke shtuar se duhet të shohim me shpresë përpara.

foto galeri

Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara!

Kjo Krishtindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë.

Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular