BallinaAktualitetMeta tregon arsyet pse nuk ka shkuar ende për ngushëllim në familjen...

Meta tregon arsyet pse nuk ka shkuar ende për ngushëllim në familjen e Klodian Rashës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shpjeguar arsyet që e kanë stepur që të vizitojë për ngushëllim familjen e z.Qazim Rasha, babait të të ndjerit Klodian Rasha.

Duke iu përgjigjur gazetarit Çim Peka, Meta tha nuk ka shkuar në familjen Rasha pasi po pret një moment më të qetë.

Kreu i Shtetit tha se ka mbajtur qendrim publik dhe po pret që ngjarja të sqarohet në tërësinë e saj, pasi ka shumë paqartësi.

Meta nuk nguroi të kritikojë qeverinë dhe zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Brendshme, që u përpoqën të japin para kohe vlerësimin e dinamikës së ngjarjes, kopetencë që i takon Prokurorisë dhe Gjykatës.

Peka: Në shtëpinë e Klodian Rashës ka qenë Rama, ministri Lleshaj, Basha, por a ka qenë Meta për ngushëllim te familja Rasha?

Meta: Natyrisht që nuk kam qenë dhe kjo ka qenë e qëllimshme, sepse kam mbajtur një qendrim publik dhe ngushëllimet ia kamë shprehur publikisht. Edhe për shkak të situatës së paqartë, dyshuese për rrethanat, tensionet e krijuara, versionet e ndryshme dhe ende të pazyrtarizuara lidhur me ngjarjen. Kam gjykuar për të bërë një vizitë në këtë familje në një moment të mëvonshëm, në një moment më të qetë. Ngjarja mbetet shumë e rëndë dhe e parikuperueshme. Duhet të ketë drejtësi për këtë çështje dhe reflektim. Shqetësuese është se ka pasur qëllim dhe synim nga kryeministri dhe drejtues të ministrisë së Brendshme që ta justifikojnë këtë dhunë të rëndë ndaj minorenëve dhe të reflektojnë. Një gjë e tillë mund të ndodhë. Efektivi humb kontrollin, por s’mund të ndodhë që të jepen versione të ndryshme nga zyrtarë të ndryshëm. Aq më tepër kur qeveria merr kompetencat e gjykatës për të përcaktuar nëse ishte vrasje aksidentale apo me dashje.

Peka: Kryeministri ju ka akuzuar se keni lidhje me protestat.

Meta: Ju keni dëgjuar se ai tha se presidenti ka takuar elementë kriminalë dhe unë i dërgova një letër asamblesë së PS dhe i thashë tregoni personin kriminal dhe vendin dhe unë jap dorëheqjen. E vetmja reformë që Rama do të bëjë është instalimi i frikës në popull.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular