BallinaKronikePanik në Tiranë, makina merr flakë në lëvizje tek “Brryli”

Panik në Tiranë, makina merr flakë në lëvizje tek “Brryli”

Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas policisë mjeti që u përfshi nga flakët ishte në ecje në zonjën e njohur si Brryli.

Deri tani mësohet se shkak për flakët ka qenë një defekt teknik, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Më datë 24.12.2020, rreth orës 19:00, tek Brryli, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues A. Gj, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit”, sqarojnë autoritetet.

Ndërkohë është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular