BallinaKronike“Është e rrezikshme, mund të vrasë sërish dhe ka...”- Çfarë tha gjykatësi...

“Është e rrezikshme, mund të vrasë sërish dhe ka…”- Çfarë tha gjykatësi që dënoi me burg Elona Kaleshën

“Është e rrezikshme, mund të vrasë sërish, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një grupi kriminal”- kështu u shpreh gjykatësi që la në burg Elona Kaleshën, 36-vjeçaren që dyshohet se vrau dhe copëtoi Shpëtim dhe Tetuta Pashon.

Sipas hetimeve, në vrasjen dhe copëtimin e trupave të çiftit Pasho, Kalesha duhet të jetë ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë.

“Duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal, ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të konsiderueshëm kriminal. Elona Kalesha, jo vetëm që kryen një krim të ngjashëm nëse i krijohet mundësia, por paraqet rrezik edhe për krime të tjera”, është shprehur gjykatësi.

36-vjeçarja vrau dhe copëtoi trupat e dy bashkëshortëve, që ishin prindërit e ish-të dashurit të saj. Shpëtim Pasho humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë, ndërsa Teuta Pasho u rrah deri në vdekje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular