BallinaAktualitetKush është 38 vjeçari që humbi jetën nga koronavirusi, prej disa ditësh...

Kush është 38 vjeçari që humbi jetën nga koronavirusi, prej disa ditësh po kurohej tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 9 persona që nuk mundën të fitojnë luftën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më i riu prej tyre ishte një 38 vjeçar, i cili nuk mund të dalë i gjallë prej spitalit për shkak të komplikacioneve që shkaktoi virusi.

Sipas Abc, i riu është nga Tirana dhe ishte duke u trajtuar prej disa ditësh në spitalin Covid 1, tek Infektivi, i cili pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur t’ia dalë.

Ndërkohë, të tjerët që humbën jetën janë edhe 4 qytetarë të tjerë nga Tirana, 1 nga Lezha, 1 nga Përmeti, 1 nga Berati dhe 1 nga Gjirokastra.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular