BallinaBotaTransporti frigoriferik, jetik për shpërndarjen e vaksinave të COVID-19

Transporti frigoriferik, jetik për shpërndarjen e vaksinave të COVID-19

Vaksinat për COVID-19 të “Sinovac Biotech”, një prej kompanive kryesore kineze të prodhimit të vaksinave, duhet të ruhen nën një temperaturë të caktuar për të mbetur aktive.

Para se të transportohen nga një fabrikë prodhimi në Pekin, vaksinat ngarkohen në kontejnerë me temperaturë të kontrolluar dhe dërgohen në aeroport me kamionë frigoriferikë.

Të mërkurën, një aeroplan mallrash i “Swissair” mori vaksina në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit për t’i çuar në Brazil para Krishtlindjeve.

Shërbimi Tokësor i Aviacionit i Pekinit (BGS) është një kompani logjistike përgjegjëse për trajtimin e vaksinave nga fabrika e prodhimit deri në ngarkimin në aeroplan. Ajo është kompania e dytë në Kinë e certifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) dhe Qendra e Përsosmërisë për Vlerësuesit e Pavarur në Logjistikën Farmaceutike (CEIV Pharma).

“Kjo nuk është një detyrë e re për ne, por shpërndarja e vaksinave në një sasi kaq të madhe është diçka që nuk e kemi bërë më parë,” tha Yan Xin, drejtori i Sektorit të Transportit Ndërkombëtar të BGS-it. “Ne kemi krijuar një ekip të veçantë për të trajtuar procesin dhe për të siguruar që vaksinat të mbrohen mirë dhe të dërgohen në mënyrën më efikase.”

Brenda e jashtë kontejnerëve u vendosën sensorë temperature për të monitoruar temperaturën gjatë gjithë transportit dhe ekipi gjithashtu kontrolloi për të siguruar që bateria e kontejnerëve ishte e mbushur plotësisht para se ato të ngarkoheshin në aeroplan.

Logjistika e zinxhirit frigoriferik farmaceutik ka qenë në fokus të kompanive ajrore globale. Sidoqoftë, në këtë treg të madh bashkëjetojnë mundësitë dhe sfidat.

Kompanitë ajrore kryesore të Kinës po rritin të gjithë kapacitetin e tyre të transportit frigoriferik, duke u përgatitur për nevoja urgjente për transportin e vaksinave. Aeroportet gjithashtu po bëjnë përgatitje. Në mes të nëntorit, Aeroporti i Shenzhen-it u certifikua zyrtarisht nga IATA si një qendër e pavarur e verifikimit për logjistikën farmaceutike, që do të thotë se një numër i madh vaksinash do të transportohen dhe shpërndahen nëpër këtë rajon në të ardhmen.

Deri tani vetëm Pekini, Shangai dhe Shenzhen-i i Kinës kanë aeroporte me këtë certifikim. (Wang Lei/Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular