BallinaBotaNga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore të vitit...

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta…/ Ngjarjet kryesore të vitit 2020 përmes fotografive

Viti 2020 ishte me shumë ngjarje kudo në botë, ndërsa krye-tema duket se ka qenë koronavirusi.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme ishin zjarret që ranë në Australi apo vrasja e një gjenerali që rriti tensionet SHBA-IRana. Nuk kanë munguar këtë vit edhe ngjarje në Ukrainë, por edhe luftime në Karabak, ku ndërmjet tyre u vu shteti i Kazakistanit dhe ai i Armenisë.

-Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020.

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Simon Adamczyk, pjesëtar i ekipit të shpëtimit të kafshëve të egra në Adelaide, shpëton një koala në një pyll në Ishullin e Kangurit, në jugperëndim të Adelaides, Australi më 7 janar, 2020. Ekspertët kanë frikë se zjarret në pyjet e Australisë mund të çojnë në vrasjen e gjysmë miliardi kafshësh.

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Një anëtar i ekipit të shpëtimit ecën nëpër pjesët e mbetura të një aeroplani të Ukraine Airlines, që u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti iranian, Imam Khomein, në Teheran të Iranit, më 8 janar, 2020.(Nazanin Tabatabaee/WANA)

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Ekskavatorët shihen teksa punojnë në ndërtimin e një spitali të ri, ku do të trajtohen pacientët, pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në Vuhan të Kinës më 24 janar, 2020. Kina tha se do ta ndërtoi spitalin dhjetë ditë, për të trajtuar pacientët, që ishin në epiqendrën e virusit, raporti media shtetërore më 24 janar. (AFP)

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mban në duar gazetën USA Today, ku në faqen e parë të saj është lajmi për shfajësimin e tij. Uashington, 6 shkurt, 2020. (REUTERS/Leah Millis)

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Një pasagjer mban një maskë dhe është i mbuluar me qese të plastikës, si masë preventive, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, që fillimisht u shfaq në Vuhan të Kinës. Ky qytetar gjendet në stacionin e trenit në Shangai dhe fotografia është bërë më 9 shkurt, 2020. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli koronavirusin si emergjencë botërore më 30 janar, 2020. Pas rritjes së rasteve me këtë virus në mbarë botën, OBSH-ja më 11 mars, e shpalli atë pandemi.

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Larisa Beletskaya, 70-vjeçare, qëndron pranë banesës ku ajo jeton, që u dëmtua gjatë luftimeve ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve në Luhansk, më 19 shkurt, 2020. (REUTERS/Alexander Ermochenko)

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020. Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. (AFP/ARIS MESSINIS)

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Vizitorët në pishinën “Dreamland” në Minsk të Bjellorusisë, shijojnë motin e mirë më 27 qershor, 2020, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. (EPA-EFE/TATYANA ZENKOVICH)

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

-Disa persona marrin pjesë në varrimin e një personi, i cili dyshohet se vdiq nga sëmundja COVID-19, në Shën Petersburg më 26 qershor, 2020.

Nga pandemia, vrasja e gjereralit iranian dhe lufta.../ Ngjarjet kryesore

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular