BallinaBotaFOTOT/ Shkatërrohet laboratori gjigand ku u prodhua 700 milionë dollarë kokainë, 4...

FOTOT/ Shkatërrohet laboratori gjigand ku u prodhua 700 milionë dollarë kokainë, 4 tonë çdo 3 muaj

Ushtria kolumbiane ka shkatërruar një laborator droge, ku mendohet se është prodhuar kokainë me vlerë 696 milionë dollarë, e dërguar në Shtetet e Bashkuara përmes narko-nëndetësve.

Sipas autoriteteve kolumbiane, forcat e sigurisë bastisën të shtunën laboratorin që ndodhej pranë një lumi në afërsi të Paqësorit. Laboratori ishte i ndarë në tetë seksione, ku punëtorët prodhonin mesatarisht katër tonë kokainë çdo tremujor

Më pas, lënda narkotike paketohej dhe ngarkohej në nëndetëse ose varka të shpejta për t’u dërguar në Amerikën Qendrore, ku vijonte rrugëtimin drejt Meksikës, me Shtetet e Bashkuara si destinacion përfundimtar

Ushtria zbuloi në vend edhe 2 tonë kokainë, me vlerë 10,8 milionë dollarë, që ishte bërë gati për t’u nisur. Ushtarët gjetën edhe 904 kilogramë pastë kokaine, që përftohej nga gjethet e kokës, marijuanë, armë të ndryshme dhe 3 varka.

Sipas ushtrisë, laboratori u gjet pasi patrulla e zonës po ndiqte një grup të armatosur që kishte qëlluar në drejtim të saj. Në pranga përfunduan pesë pjesëtarë të kartelit të Bllokut Perëndimor, të drejtuar nga Alfonso Cano, ndërsa një tjetër u vra nga ushtarët.

FOTOT/ Shkatërrohet laboratori gjigand ku u prodhua 700 milionëFOTOT/ Shkatërrohet laboratori gjigand ku u prodhua 700 milionëFOTOT/ Shkatërrohet laboratori gjigand ku u prodhua 700 milionëFOTOT/ Shkatërrohet laboratori gjigand ku u prodhua 700 milionëFOTOT/ Shkatërrohet laboratori gjigand ku u prodhua 700 milionëFOTOT/ Shkatërrohet laboratori gjigand ku u prodhua 700 milionë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular