BallinaAktualitetE pabesueshme/Solli në jetë foshnjën në momentin që tërmeti i fuqishëm goditi...

E pabesueshme/Solli në jetë foshnjën në momentin që tërmeti i fuqishëm goditi Kroacinë

Në kohën kur tërmeti i fuqishëm prej 6.2 ballë Rihter goditi sot Kroacinë, në spitalin e Siskut një grua në ato momente kritike ishte futur në sallë për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

“Nëna dhe foshnja janë mirë, gjithçka ka shkuar siç duhet”, ka deklaruar drejtori i spitalit të Siskut, Tomisllav Dujmenoviç.

Më herët mediat kroate kishin raportuar se një foshnje në inkubator është lënduar, por Dujmenoviç ka thënë para gazetarëve se nuk ka informacione lidhur me këtë.

Dujmenoviç më herët tha për HRT se dëmet në spital janë shumë të mëdha.

“Është shembur reparti i intensivës, kirurgjia dhe gjinekologjia. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm objekti i ri. Të gjithë pacientët po i dërgojnë në objektin e ri. Pjesa që ka shpëtuar më nuk është për përdorim”, ka shtuar ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular