BallinaKronikeFOTO/Kush është Denis Trungu, hakeri nga Durrësi që zhvati 155 milionë lekë...

FOTO/Kush është Denis Trungu, hakeri nga Durrësi që zhvati 155 milionë lekë të “pagave të luftës”

Denis Trungu, personi që shihni në foto, është mashtruesi që u arrestua ditën e sotme në Tiranë pasi përfitoi mbi 15 milionë lekë të reja nga situata e pandemisë.

Ai shfrytëzoi një llogari bankare të hapur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, ku edhe merrte fondet e “Pagës së luftës”.

Pas një hetimi 6-mujor, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një bankë e nivelit të dytë në vend për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Duke përfituar nga situata e pandemisë Denis Trungu kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në vend. Me këtë  llogari ai shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Autori ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda vendit.

Pas transferimit të shumave të ndryshme ky shtetas kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë. Ai gjithashtu ka tentuar të tërheqë edhe  jashtë territorit të Shqipërisë.

Trungu në vitin 2018 u dënua me 9 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat, pasi u premtonte njerëzve se do u gjente punë, në këmbim të një sasi parash, raporton Top Channel.

32-vjeçari gjithastu ka qenë i dënuar më parë me gjobë për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës;  I dënuar me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës; Aktualisht në proces në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, ndërsa materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular