BallinaKryesoreBasha: Kjo është ftesa ime për çdo të ri dhe çdo të...

Basha: Kjo është ftesa ime për çdo të ri dhe çdo të re më 25 Prill

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, që kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.

Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.

Kreu i opozitës tha se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve

PJESE NGA FJALA E BASHES

“Ju mund të keni qenë 10-12 vjeç, kur Shqipëria futej në NATO, kur Shqipëria thithte investitorë seriozë, kur Shqipërisë i besohej dhe i hiqeshin vizat për qytetarët dhe ju lëvizni sot pa viza, dhe këto po ua përmend, po ua rikthej në mendje, për të provuar edhe një herë atë që i kam thënë çdokujt në këto takime me të rinjtë dhe jo vetëm që ndryshimi është në dorën tonë. Kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet atëherë gjerat do të përmirësohen, do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme p?r të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo kërkon në radhë të parë që të gjithë të ndërgjegjësohen se problemi nuk zgjidhet duke ikur nga problemi por duke e larguar problemin. Kjo është ftesa për çdo të ri dhe çdo të re në 25 Prill.

Misioni kryesor i imi nesër është t’ju hap rrugën. Mjafton t’i hapim rrugën brezit të ri dhe Shqipëria do të jetë në duar të sigurta. Çdo masë, që nga subvencionimi i tarifave, që nga praktikat e paguara, reforma e vërtetë arsimore, zhvillimi i tregut të punës, mbështetja e sipërmarrjes rinore ka një dhe vetëm një qëllim: Të fuqizojë rininë. Ndryshimi në Shqipëri gjithmonë ka pasur fytyrën, vulën dhe energjinë e rinisë, edhe ndryshimi i 2021 do të jetë i vërtetë, do të jetë i qëndrueshëm dhe do të jetë i parikthyeshëm në momentin që qeveria e ardhshme bën detyrën e parë dhe kryesore karshi rinisë dhe karshi kombit: T’ju hapë rrugën ju!

Ndryshimi është në duart tona. Ndryshimi nuk vjen duke ikur nga problemi, ndryshimi vjen duke larguar problemin. Këtij vendi nuk i mungon asgjë që si hap të parë të krijojnë në farë normaliteti si vendet e tjera të rajonit dhe pastaj të shkojë edhe më tej. Ndryshimi është plotësisht i mundur. Nuk ka pse të jetë kështu kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet, kur kemi një qeveri që punon dhe jo vetëm flet, një kryeministër që punon dhe jo vetëm flet, atëherë gjërat do të përmirësohen do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme për të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo në kërkon në radhë të parë që të gjithë të vetëdijësohemi se problem nuk zgjidhet duke ikur nga problem, por duke e larguar problemin. Dhe këtu kemi një konsensus shumë të madh kombëtar. Po e them edhe njëherë, shumë më të madh sesa bindjet politike që mund të këtë secili prej jush. Ka një konsensus, i cili bashkon njerëzit e bindjeve të kundërta politike që kështu nuk mund të vazhdohet më. Mjaft është mjaft. Kupa është mbushur. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë dhe 25 prilli është dita që këtë konsensus ta kthejmë në vendimmarrje me votë. Vendimmarrja kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë. O do të vazhdojmë kështu o do të ndryshojmë. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike, është opozita.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular