BallinaAktualitetLajm i mirë! Aprovohet për përdorim edhe vaksina e AstraZeneca, Britania jep...

Lajm i mirë! Aprovohet për përdorim edhe vaksina e AstraZeneca, Britania jep “Ok” për zbulimin e Oksfordit

Vaksina e koronavirusit e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo shënon një pikë kthese të madhe dhe do të çojë në një zgjerim masiv në fushatën e imunizimit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila synon ta kthejë jetën në normalitet.

Britania e Madhe ka porositur 100 milion doza nga prodhuesi AstraZeneca – të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz.

Miratimi, nga rregullatori i ilaçeve, do të thotë që vaksina është e sigurt dhe efektive.

 

Vaksina Oxford-AstraZeneca u krijua në muajt e parë të vitit 2020, testuar tek vullnetari i parë në Prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë që përfshijnë mijëra njerëz.

 

Vaksina e AstraZenecas-s është e dyta që aprovohet në Mbretërinë e Bashkuar pasi vaksinës Pfizer-BioNTech iu dha “drita jeshile” në dhjetor.

Më shumë se 600,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar që kur Margaret Keenan u bë e para në botë që mori vaksinën.

Por vaksina Oxford-AstraZeneca do të çojë në një rritje të konsiderueshme të vaksinimit pasi është e lirë dhe prodhohet lehtë në masë.

Ajo mund të ruhet në frigorifer standard, ndryshe nga Pfizer/BioNTech që ka nevojë për ruajtje në temperaturë ultra të ftohtë: -70 gradë Celsius.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular