BallinaBotaMasakroi 93 gra, ndërron jetë vrasësi serial më i tmerrshëm në SHBA

Masakroi 93 gra, ndërron jetë vrasësi serial më i tmerrshëm në SHBA

Samuel Little, vrasësi serial i cili pranoi 93 vrasje në SHBA ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Samuel, të cilin policia federale (FBI) e përshkroi si “vrasësin më të madh serial në historinë e SHBA-ve”, ka vdekur në një spital në Kaliforni. Little, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre grave, teksa ishte në burg, pranoi se vrau 93 gra midis viteve 1970 dhe 2005.

Autoritetet theksuan se Little i bëri vrasjet të dukeshin si aksidente, ndërsa disa kufoma ende nuk janë gjetur. Ai u arrestua në vitin 2012 për lëndë narkotike, ndërsa pas kësaj u dërgua në Kaliforni.

Ai është kërkuar për krime duke filluar nga grabitja e armatosur deri te përdhunimi. Little është i lidhur me tre vrasje të kryera në Los Angeles në vitin 1987 dhe 1989, falë testeve të ADN-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular