BallinaAktualitetPandemia/Ja sa të burgosur shkuan me leje në shtëpi, por viti 2020...

Pandemia/Ja sa të burgosur shkuan me leje në shtëpi, por viti 2020 u mbyll pa amnisti

Prej muajit mars kur u shpall gjendja e pandemisë për shkak të Covid-19 , gjykatave në vend iu sugjerua dhe u udhëzuan të shfaqeshin tolerante ndaj shtetasve që arrestoheshin për vepra të lehta penale, në mënyrë që të parandalohej përhapja e infeksionit brenda burgjeve.

Por duket se qëndrimi i gjykatave për shumë shtetas që u liruan , ka sjellë harresë për të aplikuar amnistinë e përvitshme që zbatohet në sistemin penitenciar. Kreu i shoqatës së avokatëve penalistë tregon për Top Channel se shpesh gjatë këtyre javëve i kanë ngritur shqetësimin Ministrisë së Drejtësisë që të hartojë projektligj për amnisti në situatë Covid-i, çka do të sillte jo vetëm ulje të mbipopullimit.

“Një vit pa amnisti është shumë, një vit që ishte në pandemi, kini parasysh që shumë të dënuar nuk takojnë dot të afërmit për shkak të masave të ashpra, ne nuk kërkojmë që të rishikohen vendimet nga subjektet e rivlerësimit që u shkarkuan, por ndaj atyre shtetasve që janë dënuar prej tyre të aplikohet aministi”, thotë Saimir Vishaj, kreu i shoqatës së avokatisë.

Gjatë këtyre muajve në pandemi, gati 300 të burgosur shkuan në shtëpi me leje të përkohshme, kurse të tjerë u hodhën në grevë jo vetëm për shkak të kushteve, por të nxitur edhe nga ndalimi i takimeve që prej kohësh nuk kryhen me fizikisht, por virtualisht.

“Pikërisht edhe kjo rrethanë është e vështirë për ta, ndaj i themi Ministrisë së Drejtësisë përfshi amnistinë, kthe amnistinë, do i ndihmojë këta njerëz”./ Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular