BallinaAktualitetShkarkimi i mjekut Allkja/ Sindikata e Mjekëve sot protestë: E rëndë, në...

Shkarkimi i mjekut Allkja/ Sindikata e Mjekëve sot protestë: E rëndë, në një situatë kur…

Sindikata e Mjekëve ka paralajmëruar protestë, pas shkarkimit të kolegut të tyre, Ilir Allkja, nga QSUT.

Nëpërmjet një njoftimi, Ata kanë bërë me dije se protesta do të zhvillohet sot në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza.

Ndërsa e konsiderojnë të rëndë shkarkimin kolegut të tyre, ata thonë se në një kohë kur bota është krizë për staf mjekësor, Shqipëria me një numër të vogël të personelit shëndetësor, pushon një mjek nga puna.

“E RËNDË Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund ti bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetsor që po punon në kushte sfilitëse vetmohuese,  është i mirëpritur.  Faleminderit!”, thuhet në njoftim.

QSUT shkarkoi nga detyra mjekun e Urgjencës Ilir Allkja, me vendim të drejtorit Enkelejd Joti, i cili deklaroi se Allkja ka shkelur etikën e punës duke publikuar materiale konfidenciale përmes komunikimeve të tij në Facebook si edhe në media.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular