BallinaBotaTraditat më të çuditshme që lidhen me natën e ndërrimit të viteve

Traditat më të çuditshme që lidhen me natën e ndërrimit të viteve

Vende të ndryshme kanë tradita të ndryshme për natën e ndërrimit të viteve. Shumë prej këtyre traditave lidhen me bestytnitë e njerzëve për të cilat mund të lexoni më shumë duke klikuar këtu. Cilat janë 7 traditat më të çuditshme, që lidhen me natën e ndërrimit të viteve?

Argjentinë

Në Argjentinë njerëzit grisin dokumente të vjetra dhe letra, duke simbolizuar lënien e së shkuarës pas. Gjatë pasdites, ata i hedhin letrat e grisura nga dritarja.

Spanjë

Në Spanjë kur ora shënon 00:00 njerëzit hanë 12 kokrra rrush duke përmendur çdo muaj të vitit. Secila kokërr duhet të konsumohet brenda një kohe të caktuar. Nëse ia dalin të hanë çdo kokërr brenda kohës, fati do të jetë me ta në vitin që vjen, në të kundërt jo. Nuk është aq e thjeshtë sa duket!

Skoci

Në Skoci njerëzit shpresojnë që në mesnatë një djalosh, që mban në dorë një shishe whisky, një copë ëmbëlsirë me rrush të thatë dhe një copë qymyri, të trokasë në derë. Nëse djaloshi troket dhe e lejon të hyjë, i gjithë viti do të ecë mbarë.

Republika Çeke

Në Republikën Çeke njerëzit e shohin të ardhmen e vitit që vjen me anë të një molle, e cila pritet përgjysmë. Nëse përreth bërthamës formohet shenja e një kryqi është fat i keq, nëse formohet shenja e një ylli është mbarësi.

Greqi

Grekët parapëlqejnë të luajnë gjatë natës së ndërrimit të viteve. Në shtëpi apo kazino, lojërat me letra ose zare luhen me shpresën se fati do t’u buzëqeshë fituesve gjatë vitit që vjen.

Itali

Në Itali njerëzit veshin të brendshme të kuqe në natën e ndërrimit të viteve për fat të mirë gjatë vitit. Po ashtu, ata konsumojnë thjerrëza në mesnatë.

Brazil

Ashtu si në Itali, edhe në Brazil njerëzit blejnë të brendshme të reja për t’i veshur në natën e ndërrimit të viteve. Vetëm se në Brazil ngjyra e tyre preferohet të jetë e bardhë për të simbolizuar pastërtinë dhe pafajësinë për të nisur vitin. Ndërsa në disa zona njerëzit ndezin qirinj dhe i vendosin në rërën e plazheve. Kjo supozohet të sjellë para, paqe dhe dashuri në të ardhmen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular