BallinaKronikeMotra shkoi për të festuar me vëllanë, ai i vrau burrin. Detaje...

Motra shkoi për të festuar me vëllanë, ai i vrau burrin. Detaje të tjera nga krimi në Tiranë

Mbrëmja e ndërrimit të moteve është një mundësi për të festuar përtej familjes së ngushtë.

Këtë kishte zgjedhur edhe bashkëshortja e 52 vjeçarit, Vladimir Zvezhda, e cila mbrëmjen e shkuar kishte shkuar tek prindërit për të festuar.

Por, festa ka marrë një rrjedhë krejt tjetër duke përfunduar me vrasje. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, shtetasi Klajdi Shundi është përfshirë në debate me kunatin e tij, sigurisht në gjendje të dehur.

Pas sherrit në apartament, ata kanë dalë jashtë dhe në hyrje të pallatit, 34 vjeçari ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori i dyshuar përfundoi në pranga dhe ndodhet në qelitë e paraburgimit, ndërsa familja organizon ceremoninë mortore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular