BallinaKronikeTragjedia e katërfishtë në familje/Flet vëllai i kryefamiljarit: Gjithçka ka ndodhur për...

Tragjedia e katërfishtë në familje/Flet vëllai i kryefamiljarit: Gjithçka ka ndodhur për…

Detaje të reja kanë dal në lidhje me krimin e rëndë që ka ndodhur ditë e djeshme në Kosovë, ku kryefamiljari Fetahu Zuka vrau familjen e tij e më pas veten. Vëllai i Fetahu Zuka, Vetoni ka rrëfyer për gazetaexpress momentin e fundit, kur e ka takuar. Gjithashtu, ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur për dy minuta.

“Dje, vëllai ka shkuar te xhaxhi, ka ndejtur, më pas ka shkuar te vëllai i madh, ka ngrënë bukë dhe ka pirë çaj…Prej aty ka shkuar në Kllokot, ka bërë fizioterapi, se i dhembte krahu, edhe ka ardhur, deri te dyert me një djalë të xhaxhit, kur ka ardhë, se kamera e ka filmuar nga jashtë, 2 minuta ka zgjatur dhe ka hyrë ka kontaktur me gruan dhe djemtë e tij, se ata kishin ardhur nga familja e gruas së tij, edhe shenja as asgjë s’kemi kuptuar,”-ka thënë vëllai.

I pyetur nëse çifti ka pasur probleme me njeri-tjetërin, ai tha se familja nuk ka dijeni për një gjë të tillë, pasi në sy të tyre nuk janë shfaqur që kanë pasur  probleme.

“Jo, asgjë nuk dim ne, hiç, ata kanë jetuar në Zvicër, ne jetojmë në Kosovë. E kemi shtëpinë më poshtë sesa kjo e vëllait. Asgjë sna kanë treguar, ne dim që kanë kaluar mirë me njëri-tjetërin. Neve s’na kanë treguar asgjë, se ta kishëm ditë, do të ndërhynim edhe ne”, shtoi Vetoni.

Gjithashtu, ai ka thënë se me vëllanë kanë kaluar shumë mirë dhe çdo natë kanë ngrënë darkën bashkë.
“Për çdo natë kemi ngrënë darkat bashkë, te vëllai i madh, gjithmonë na kanë thirrur, e kanë përgatur bukën, të gjitha të mirat nga Allahut i kemi pasur. Kanë punuar, kanë pasur pasaporta zvicerane. Para luftës kanë dalë në Zvicër. Djali i madhi ka punuar, i vogli ka dashur të vazhdojë shkollën,“-ka thënë ai.

Vetoni ka dhënë e detaje të tjetra, ai ka treguar se Fetahu ka pasur një marrëdhënie shumë të afërme me nënën e tyre dhe së fundmi ka thënë se po dëgjonte zërin e saj, e cila ka vdekur, ku dhe ka shtuar se i vëllai nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor.

“Nëna na ka vdekur para pandemisë, ka qenë shumë i lidhur me nënën, pastaj u mbyllën kufijtë dhe nuk arriti të vinte për vdekjen e saj. Ai ka thënë që po e dëgjonte zërin e nënës, kohëve të fundit. S’ka vuajt nga ndonjë sëmundje, përkundrazi, ka punuar shumë në Zvicër,”- tha ai.

Në fund ai ka zbuluar se gruaja e Fetahut, Makfirja, kishte planifikuar të udhëtonte ditën e sotme për në Zvicër bashkë me dy djemtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular