BallinaKronikeU grindën pë sallatën, 12-vjeçari shqiptar godet me thikë motrën në Greqi

U grindën pë sallatën, 12-vjeçari shqiptar godet me thikë motrën në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në ishullin grek të Rodosit. Mediat lokale raportojnë se vëllai 12 vjeç qëlloi tre herë më thikë motrën e tij 11 vjeçare pas një sherri se kush nga ata do të grinte sallatën që do të konsumohej natën e ndërrimit të viteve.

Ngjarja merr përmasa tragjike nisur edhe nga fakti se nëna e familjes kishte ndërruar jetë 9 vite më parë dhe babai rropatej i vetëm për të mbajtur familjen duke punuar në ndërtim në ishull.

Avokati i tij, Stelios Alexandris, duke folur për protothema.gr, deklaroi se kjo ngjarje e pabesueshme ndodhi për një arsye të parëndësishme dhe qesharake. “Të dy të miturit, vëlla e motër u grindën se kush do ta priste sallatën në tryezën e familjes, duke pritur që babai i tyre të kthehej nga puna,” tha avokati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular