BallinaAktualitetVIDEO/“Mos i ri afër, mosss…”/ Shoferi në gjumë, kamioni përplaset me bordurat...

VIDEO/“Mos i ri afër, mosss…”/ Shoferi në gjumë, kamioni përplaset me bordurat e autostradës dhe shkatërron ndriçimin

Një shofer kamioni për pak sa nuk ka shkaktuar një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës. Kanë qenë disa qytetarë që kanë filmuar momentet kur shoferi kamionit humb kontrollin e automjetit dhe bën disa manovra të rrëzikshme në autostradën e rënduar nga trafiku.

Ai është përplasur me bordurat anësore, por fatmirësisht makina nuk u përmbys, duke shmangur edhe krijimin e një zinxhiri aksidentesh, raporton SHQIP.

Qytetari që filmon pamjet, një tjetër drejtues automjeti, që ndodhet prapa kamionit, aludon se shoferi mund të jetë në gjumë.

Ndërkohë një pasagjere e frikësuar që ndodhet në automjet i kërkon të bëjë kujdes dhe të mos qëndrojë prapa kamionit.

“Hajde avash, mos i rri afër. Mos i rri afër, mossss i rri afër”, thotë vajza.

Por ndërkohë që vajza flet kamioni përplaset sërish me bordurat e krahut tjetër të autostradës, duke shkatërruar edhe shtyllat e ndriçimit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular