BallinaKronikeVrasja e dy motrave në Astir, flet fqinja e Zhaneta Metanit: Kishte...

Vrasja e dy motrave në Astir, flet fqinja e Zhaneta Metanit: Kishte një djalë jetim, punonte kamariere

Ngjarja e rëndë që ndodhi në zonën e Astirit ku dy motra u qëlluan me armë për vdekje ka tronditur opinionin shqiptar.

Ato u vranë nga Përparim Ademi, i dashuri i njërit prej motrave, i cili ekzekutoi me armë Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin.

Fqinja e Zhanetës, e cila bashkëjetonte prej vitesh me autorin thotë se nuk dinte nëse kanë pasur konflikte.

Ajo ka folur për mediat duke thënë se Zhaneta kishte një djalë me burrin e parë. Ajo punote si kamariere për të mbajtur djalin e saj.

“Zhanetën e njihja që ka pasur jetuar këtu, ndërsa motrën tjetër jo. Unë kam 3 vjet që kam ardhur për vete, i kam gjetur këtu. Përparimin e kisha parë kështu, por se njoh. Unë isha te çuni kur erdha u habita thashë se ça ka ndodhur. Nuk e di nëse kanë pasur konflikte apo jo. Ajo goca gjynah ishte shumë punëtore, ajo e shkreta kishte një çun jetim dhe shkonte dhe punonte si kamariere më duket. Zhaneta e ka pasur me duket një çun ka me burrin e parë, jo me këtë se më ketë bashkëjetonte. Me motrën nuk jetonte, kjo vinte e vizitonte shpesh”, tregon fqinja.

Përparim Tela (Ademi) ka thënë në polici se vrasjen e ka bërë për shkak të xhelozisë ndaj bashkëjetuses së tij dhe për shkak të konflikteve të vazhdueshme ka qëlluar edhe në drejtim të motrës së saj.

Prej vitesh ai bashkëjetonte me Kristina Bardhin por ajo i kishte kërkuar që të ndaheshin.

Në banesë kanë qenë dëshmitarë edhe dy fëmijët e mitur të Zhaneta Metanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular