BallinaAktualitetKryebashkiaku socialist humb njeriun më të shtrenjtë

Kryebashkiaku socialist humb njeriun më të shtrenjtë

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë të ditur lajmin e trishtë të humbjes së nënës së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një njoftimin, duke vendosur një fjongo të zezë në foton e profilit të tij.

Një ditë më parë Ndreu postoi një foto në natën e ndërrimit të viteve, duke i qëndruar pranë në spital nënës së tij, e cila vuante prej ditësh nga problemet shëndetësore në zemër.

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:

Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat?. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrejte!

Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular