BallinaOP EDVaksina, jo si lypsarë me trastë, po si shtet serioz me ide...

Vaksina, jo si lypsarë me trastë, po si shtet serioz me ide të qarta!

Rama duhet të lërë teatralitetin, perspektiva e vaksinimit është e errët.

Nga Tritan Shehu.

Kryeministri, që na ka katandisur në “delen e zezë” edhe për vaksinimin Covid, vazhdon me spekulime duke përmendur së fundmi Pfizer, por me sasi shumë herë nën nevojat tona e pa qenë as koshient i infrastrukturës që kërkon ajo për t’u shpërndarë në sasitë e duhura në të gjithë vendin.

Ndërkaq gjendja epidemiologjike e mjekësore është jashtë kontrollit, gjë që imponon urgjencën e vaksinimit masiv të popullsisë, siç po ndodh tashmë në të gjithë Europën.

Çdo ditë që kalon kështu për ne paguhet me jetë, shëndet e ekonomi!

Në këto kushte duhen ndërmarrë të gjitha përpjekjet, edhe pse me shumë vonesë, jo si lypsarë me trastë, por si shtet serioz me ide të qarta, fonde konkrete për vaksinën si dhe me përgatitje profesionale për infrastrukturën përkatëse.

Aktualisht unë do të këshilloja të përfitonim edhe nga një “hapësirë” probabilisht e shfrytëzueshme:

Agjensia britanike, një nga më profesionalet në botë, tashmë e ka çertifikuar vaksinën e Oxford/AstraZeneca e aty fillon përdorimi masiv i saj më 4 janar. Ndërsa ajo europiane EMA, që me 6 janar miraton Moderna-n, akoma nuk ka caktuar një datë për atë vaksinë, duke ngadalësuar kështu hyrjen e saj në BE.

Theksoj se vaksina Oxford do të ishte e favorshme për ne edhe për çmimin e lirë, për konservimin në kushte të zakonshme frigoriferike, etj.

Në këto kushte, Shqipëria duhet të lëvizë me shpejtësi e seriozitet me AstraZaneca për të mundësuar mbylljen e shpejtë të një kontrate për disa miliona doza, që neve na duhen.

Kështu Kryeministri në ikje, që nën presionin tonë më në fund “e paska kuptuar” domosdoshmërinë e mundësinë e kontraktimit direkt me prodhuesit, mosrealizimi i së cilës na ka renditur të fundmit në Europë, së paku tashti të impenjohet jo përsëri në 3D, si e vetmja mundësi që i ka ngelur për të zbutur sadopak pasojat e rënda të keqmenaxhimit të tij të deritanishëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular