BallinaKronikeEMRI/Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë në spital pasagjeri në makinën që u...

EMRI/Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë në spital pasagjeri në makinën që u përplas me minibusin

Ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, shtetasi Kledis Deda i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin tip ‘Volksvagen Cabriolet’ të drejtuar nga shtetasja F. B, I cili u përplas në mbrëmje me një minibus me ku udhëtonin pasagjerë që po ktheheshin nga një udhëtim në juglindje të vendit.

Në këtë aksident janë plagosur edhe 9 pasagjerë që udhëtonin me minibusin.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volksëagen”,  është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes  janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit  të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volksëagen”  shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D.,   ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen  e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular