BallinaAktualitetHumb jetën nga koronavirusi biznesmenia e njohur në Durrës, mesazhi prekës i...

Humb jetën nga koronavirusi biznesmenia e njohur në Durrës, mesazhi prekës i vajzës

Këtë të hënë ka humbur betejën me Covid-19 sipërmarrësja e njohur në qytetin e Durrësit, Shpresa Prodani.

Njoftimin e hidhur për humbjen e sipërmarrëses e ka bërë të ditur përmes një postimi prekës në rrjete sociale vajza e madhe e saj, Evis Prodani.

“Mamase, shoqes, dhe keshillueses me te mire qe mund te kishim kerkuar. E dime qe ti je me babin dhe do vazhdosh te na shohesh. Te duash shume!! RIP”,– shkruan Evisi në postimin e saj.

17 vite më parë, po më 4 janar 2004, do të ndahej në mënyrë të parakohshme nga jeta bashkëshorti i saj, Shpëtimi, një figurë mjaft e njohur dhe respektuar në Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular