BallinaKronikeTRAGJEDIA/Flet vëllai i motrave të vrara: Përparimi ka patur rrjet për shitjen...

TRAGJEDIA/Flet vëllai i motrave të vrara: Përparimi ka patur rrjet për shitjen e fëmijëve, Kristinën e ka varur…

Viti 2020 u  mbyll me një ngjarje që trondi Shqipërinë. Dy motra u vranë me armë zjarri nga Përparim Ademi. Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Motrat u vranë në banesën e tyre në Astir.

Më i rëndë është fakti që ngjarja ndodhi në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje skype ishte vëllai i tyre, Bashkim Metani.

Ky i fundit u shpreh se Përparimi ka ndryshuar mbiemrin pasi ka bërë krime, trafikonte fëmijë. Madje tha se nuk është nga Maqedonia e Veriut ashtu siç është përfolur, por babanë e ka nga Tirana dhe mamanë nga Korça.

Krimi i rëndë/ Flet vëllai i motrave të vrara:

I vëllai i viktimave tregoi se e ka ditur që në fillim lidhjen e motrave me Përparimin dhe se para se të vdisnin, e madhja i ka treguar se çfarë ka ndodhur me Përparimin.

“Përparimi merrte gra shtatzëna dhe shiste fëmijët. Unë nuk i kam ditur këto gjëra, mi tha motra e madhe para se të vdiste. Ai vrau motrat e mia se më treguan se çfarë bënte.

Ka 30 vjet motra  madhe në lidhje me Përparimin. Përparim Tela ka bërë krim të madh, rrëmbeu motrën e vogël dhe kërcënoi babanë.

Në fillim është njohur motra e madhe Kristina, Pranvera. E prezantoi te babai. Në fillim kanë qenë në Maqedoni dhe nuk është nga Maqedonia e Veriut. Ai ka babanë nga Tirana dhe mamanë nga Korça.

Motrat më thanë kemi bërë një gabim. Motra e madhe erdhi për të festuar tani, më tha kemi bërë një gabim që nuk na falet. Na ka marrë në fillim, motra e madhe ngeli shtatzënë. E kishte varë motrën shtatzënë se nuk pranonte të shiste fëmijën.

E ka marrë e ka çuar në mal të Dajtit dhe e kishte varur në një pemë. Nuk e ka lënë që të vdiste, por kishte shenjat në fyt.

Përparim Ademi kishte një rrjet të mirëfilltë për shitjen e fëmijëve në Selanik. Një grua normale nuk mban të dashurat e të shoqit shoqe. Ajo ishte bashkëpunëtore me Përparimin, të hanin gjakun e motrave të mia.

Unë zihesha gjithmonë me të, kur shikoja motrat e mia keq. I kam parë motrat e mia shtatzënë dhe kur i pyesja ku janë, më thoshin se kanë lindur të vdekur”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular