BallinaKryesoreEMRI/Arti shqiptar në zi, koronavirusi i merr jetën në moshën 57-vjeçare kantautorit...

EMRI/Arti shqiptar në zi, koronavirusi i merr jetën në moshën 57-vjeçare kantautorit të njohur

Koronavirusi i merr jetën një tjetër artisti të njohur në Shqipëri. Kantautori Kujtim Prodani ka ndërruar sot jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje me Covid-19.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga të afërm të të ndjerit. Gjendja shëndetësore e artistit ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ku i duhej të mbante një maskë oksigjeni.

Më 30 dhjetor kantautori do të publikonte një foto me maskë oksigjeni nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa e quante virusin një flamë të keqe.

“Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”, shkruhej në postimin e tij në rrjetet sociale.

Prodani ka qenë një kantautor i njohur për publikun shqiptar, ku gjatë mbi 30 viteve karrierë është prezantuar me krijime tejet origjinale. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në festivale të ndryshme, ku ka spikatur sidomos për tekstet e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular