BallinaLifestyle28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si Madonna dhe Kim Kardashian (FOTO)

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si Madonna dhe Kim Kardashian (FOTO)

Në Dubain e largët ai i ka gjetur të gjitha mundësitë për të ndërtuar karrierën e tij. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Armand Mehidri, i cili prej 5 vitesh jeton aty dhe ka zhvilluar një pasion shumë të kërkuar së fundit që njihet si “fashion ilustrator”.

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

Përmes një programi të caktuar në kompjuter, ai ilustron fotografitë e personazheve të famshëm botërorë, shumë prej të cilave janë ripostuar në profilet e tyre në Instagram.

Mund të përmendim këtu: Naomi Campbell, Madonna, Ariana Grande, Miley Cyrus, Jennifer Lopez, motrat Kardashian e shumë emra të tjerë që e ndjekin si Donatella Versace apo Roberto Cavalli.

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

Qëkur ishte 5 vjeç Armandi vizatonte figurat e vajzave, fillimisht me filmat vizatimorë, pastaj me të famshmit shqiptarë e për të arritur deri tek personazhet më të përfolur të momentit.

Ai ka rreth 7 vite që merret me këtë pasion që është shndërruar në një lloj profesioni që i sjell edhe përfitime tashmë. Po ashtu në Dubai ai punon edhe në një kompani marketingu për modën online dhe realizon Masterclass për të gjithë ata që kanë interes për realizimin e ilustrimeve.

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

Në një lidhje ‘Skype’ për ‘Wake Up’ nga Dubai, Armandi ka zbuluar cila nga yjet është e preferuara e tij, por që ende nuk ka marrë një reagim nga ajo.

“Duhet të ilustrosh shumë, të punosh shumë dhe nëse ka fatin që dikush me ndikim ta shohë të godasë. Fati më ka ndihmuar shumë dhe kam punuar. E bëj këtë gjë për 7-8 vite. Shumë më shkruajnë, përgëzojnë edhe pse nuk bëjnë repost. Rihanna i ka vënë re punët e mia në Instagram, por nuk kam pasur një repost nga ajo. Ndoshta në të ardhmen.

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

Rihanna më pëlqen për stilin, shumë unike, nuk e shpjegoj dot, më tërheq shumë. Kim Kardashian më pëlqen shumë, më ka bërë disa herë repost”, u shpreh ai.

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

28-vjeçari shqiptar në Dubai “çmend” yjet si

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular