BallinaEkonomiEksperti i ekonomisë në PLL, Mehdi Marku: Të heqim taksën e korrupsionit...

Eksperti i ekonomisë në PLL, Mehdi Marku: Të heqim taksën e korrupsionit duke nxitur punësimin! Qeveria ka dështuar

Mehdi Marku, Ekspert ekonomie pranë Lëvizjes së Legalitetit përmes një komunikimi ka deklaruar se PLL e shikon tepër shqetësuese nivelin e papunësisë përgjatë vitit që kaluam.

Papunësia, prishja e tregut të punës tregon korrupsion kalopant në projektet aktuale punësuese e një dështim të politikave të punësimit nga ana e qeverisë.
Mosfunksionimi i platformës online nga Shërbimi Kombetarë i Punësimit, sipas INSTAT, me mungesë informacioni në bazë ka bërë që në totalin e të punësuarve vetëm rreth 5-7 % janë punësuar nga zyrat e punës dhe mbi 30% punësuar nëpërmjet njohjeve personale.
Qytetarët kanë humbur çdo besim tek këto zyra punësimi.
Prishja e çdo raporti ofertë-kërkesë për punësim ka vetëm një emër korrupsion total dhe shpenzime të kota të parave të taksapaguasve me politika fallco punësimi, duke fshehur edhe ato pak vende pune per nepotizem e punësime militantësh politik.
Fshehja e papunësisë, mungesa punonjesve profesionist e trumpetuar me zhvillimin e Arsimit Profesional, profesionistët e larguar jashtë vendit janë gjithashtu shkak i kësaj prishje të tregut punës tek ne me zyra inegzistente të korruptuara.
Politikat serioze shtetërore me hapje të vendeve të raja të punës, rritja e shkallës së profesionalizmit dhe bërja efektive e zyrave të punësimit duhet të jetë minimalja e mundeshme për një rritje niveli ekonomik të qytetarëve nëpërmjet punësimit të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular