BallinaKronikeEMRI/ Trafikoi një sasi të madhe hashashi drejt Italisë, arrestohet 28-vjeçari

EMRI/ Trafikoi një sasi të madhe hashashi drejt Italisë, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Në pranga 28-vjeçari Arbër Kojku, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë

Sipas uniformave blu, ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana bënë të mundur lokalizimin në rrugën “Muhamet Deliu”  dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar  A. K., 28, vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata e Livornos, Itali,  ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular