BallinaKronikeEMRI+FOTO/Zhduket 17-vjeçarja në Greqi, babai tregon për debatin e fundit me të...

EMRI+FOTO/Zhduket 17-vjeçarja në Greqi, babai tregon për debatin e fundit me të bijën

Autoritetet e Policisë në Kretë, janë vënë në lëvizje pasi një 17-vjeçare është zhdukur në Greqi. Mediat në vend bëjnë me dije se 17-vjeçarja e zhdukur është Maya Papadopoulou dhe denoncimi është bërë nga familjarët e saj.

Sipas informacioneve, ajo ka humbur kontaktet me familjarët të enjten pasdite, pasi kishte dalë nga shtëpia për të bërë një shëtitje.

“Maya jonë është zhdukur që të enjten në mesditë. Na tha se do të dilte për një shëtitje në qendër të Heraklion. Pastaj mbylli telefonin dhe që prej asaj kohe është zhdukur. Kam disa dyshime sepse e di që ajo ka rënë në dashuri me një burrë që është disa vjet më i madh se ajo dhe dyshoj se mund të jetë me të. Unë kisha disa mosmarrëveshje me vajzën për këtë marrëdhënie dhe nuk më pëlqente që ajo të ishte me të. I bëj thirrje kujtdo që e ka parë diku të na kontaktojë ne dhe policinë”, ka thënë babai i saj për mediat greke.

Po ashtu bëhet me dije se e reja kur është larguar nga shtëpia kishte veshur një bluzë të kuqe, pantallona të zeza dhe çizme ngjyrë kafe. Maya Papadopoulou është 1.65 centimetra dhe mban syze./ Klan/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular