BallinaAktualitetGjysma e Tiranës pa drita, ja çfarë ka ndodhur

Gjysma e Tiranës pa drita, ja çfarë ka ndodhur

Gjysma e Tiranës është në errësirë prej më shumë se një ore. OSSHE sqaroi se shkak është bërë stakimi i transformatorit nr 3, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera.

“Në oren 21:39 N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 te fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme si: Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, Rr e Dibrës, Televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.

Nga punonjesit e OSSH po meren masa per rikonfigurimin e skemave duke bere te mundur furnizimin përmes unazave me rrjetin e Nst Tiranë. Aktualisht, është rikthyer energjia elektrike për pjesën kryesore të zonave” – thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular