BallinaAktualitetTelefonata që shmangu ‘9 Janarin’ e dytë dhe turpërimin tonë!

Telefonata që shmangu ‘9 Janarin’ e dytë dhe turpërimin tonë!

Nga Elkier Bushkolaj 

“Alo Bab, ku je bab, jena në mes të detit, bab po mytna babë, ndoshta nuk ju shoh më”. Ishte kjo thirrja e dëshpëruar e një të riu shkodran që rrënqethi shqiptarët në 9 janar të 2004.

I riu përmes telefonatës në një prej emisioneve televizive  kërkonte babain e tij dhe ndihmë nga autoritet, teksa gomonia me të cilën po udhëtonin drejt ëndrrës italiane u mbyt në ujërat e detit Jon në Vlorë.

Bilanci I asaj tragjedie ishte I rëndë për vendin tonë të vogël, pasi 28 jetë njerëzish, kryesisht të rinj nga veriu I vendit humbën jetën në det në mes dimrit të acartë dhe pamundësisë së shtetit tyre për ti shpëtuar, pasi mjetet kufitare nuk kishin karburant, ndërkohë trupat e shumë prej të mbyturve nuk janë gjetur ende as sot.

Historitë që harrohen përsëriten, por ketë herë fati u tregua bujar me ne, teksa një telefonatë në kohën e duhur shmangu një tragjedi të ngjashme më atë  9 janarit 2004 dhe njëherësh turpërimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në natën kur Vlora përballej me përmbytjet masive nga reshjet e shiut, 50 emigrantë siriane në kërkim të ëndrrës evropiane, ashtu si shqiptarët para 2 dekadash janë nisur me gomone nga brigjet shqiptare për të shkuar drejt Italisë, por  mjeti lundrues ka pësuar një avari dhe ka rrezikuar mbytjen në det.

Këtu ka nisur lufta për mbijetesë e emigrantëve sirianë në bordin e anijes, teksa kanë luftuar me dallgët e detit nën temperatura të ulëta, deri sa grupet e shpëtimit kanë mbërritur.

Fatmirësisht emigrantët që ishin në bordin e gomones, mes të cilëve  sipas informacioneve jo zyrtare kishte gra dhe fëmijë kanë shpëtuar, por shumë prej tyre betejën për jetën aktualisht po e vijojnë në krah të bluzave të bardha në Spitalin e Vlorës dhe atë të Traumës në Tiranë.

Policia e cilësoi sukses këtë operacion, ndonëse nuk mundi të vërë në pranga asnjë prej trafikantëve, e për këta të fundit ka jo pak hije dyshimi  se u ndihmuan pikërisht nga policia për t’u larguar.

Rikthimi I trafikut të qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë, tashmë nuk është një legjendë urbane si të zhdukurit e Vlorës për larje hesapesh në kuadër të trafikut të drogës, por është një fakt dhe nisja e hetimeve është një detyrim.

Prej vitesh rrugët e Shqipërisë janë mbushur me emigrantë sirianë, ndërkohë nën hundën e autoriteteve ka lulëzuar  biznesi trafikut I tyre, kryesisht nga juglindja në drejtim të Tiranës, Durrësit e Shkodrës, ku çdo ditë në kuadër të operacionit “Perimetri” njoftohemi për arrestime, ndërkohe bilanci për parandalimin e trafikimit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera përmes detit, apo rrugës tokësore deri tani nuk ka shënuar ndonjë sukses.

Në vendin autoritet nisin një hetim për një të ri që u vuri zjarrin pemës së Krishtlindjes gjatë protestave pas vrasjes së Klodian Rashës, nuk ka ende një hetim të mirëfilltë për fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë.

Tragjedia e Otrantos e 28 marsit 1997  dhe  ajo e 9 janarit 2004 kanë lënë plagë të thella në memorien e popullit tonë, e ndaj për këtë arsye Shteti Shqiptar do duhej të ishte më I ashpër karshi kësaj paligjshmërie.

Kryeministri ynë jo pak herë shprehet se në Shqipëri nuk ka vdekur askush për bukë, por nuk e di nëse vartësit e tij e kanë vënë në dijeni për situatën në terren të emigrantëve sirianë, të cilët në betejën e tyre për azil në Evropë I konkurojnë denjësisht vetëm shqiptarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular