BallinaKryesore"Rama 100 mijë euro charter", Paloka: Ministrat, me 700 euro nata, hanë...

“Rama 100 mijë euro charter”, Paloka: Ministrat, me 700 euro nata, hanë një pjatë 700 dollarë, varëse 10 mijë…

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka lëshuar akuza të ashpra për pafytyrësinë e qeverisë Rama.

“Kjo qeveri ka ministra si Etilda që paguajnë 700 euro natën në hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollarë një pjatë”, shkruan Paloka në një postim në facebook.

Duke u kujtuar shqiptarëve udhëtimet e kreut të qeverisë me charter me shpenzime deri 100 mijë Euro, Paloka shkruan se “të gjitha këto mundesisht në kulmin e fatkeqësive për shqiptarët, kur njerzit janë nën rrënojat e termetit apo nën ujin që i ka përmbytur. Pandemia qëndron në sfond!”.

Ja postimi i plotë:

Kjo qeveri ka ministra si Etilda që paguajnë 700 euro natën në hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollarë një pjatë.

Ka ministra që vetëm xhupi ju kushton 3 mijë euro po ka dhe ministra si Balluku që mbajnë varëse 10 mijë dollarë në qafë..

E imagjinoni që këta mbledhin vetëm grimcat e vjedhjeve që lë lubia ne krye të qeverisë. Ai që merr charterin 100 mijë euro për të bërë foto me Cristiano Ronaldon apo për tu zdërhallur nëpër botë herë për të hapur ekspozitat e tij , herë për të parë ndeshje të NBA e herë tjetër ( si rastin e fundit) thjesht për shooping ne Fifth Avenue të Neë York-ut. Të gjitha këto mundesisht në kulmin e fatkeqësive për shqiptarët, kur njerzit janë nën rrënojat e termetit apo nën ujin që i ka përmbytur. Pandemia qëndron në sfond !

Ju duhet dhe një mandat tjetër…

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular