A do të jetë 2021, viti premtues për Bitcoin dhe kriptovalutat…?!

0

Anisa ELMAZAJ
Hamza HATIKA

Me fillimin e pandemisë si edhe masave mbrojtëse ndaj saj, kryefjala botërore është bërë dixhitalizimi.
Ky proçes, paçka se ka filluar vite më parë në të gjitha vendet e globit, nuk ka gëzuar një zhvillim të madh deri përpara ardhjes së virusit SARS-COV-19.
Puna nga shtëpia, blerjet online apo shkëmbimi i dokumentave zyrtare në mënyrë dixhitale, dukej përpara marsit të 2020 si një utopi për shumë vende, përfshirë këtu edhe ato më të zhvilluara si psh, SHBA, Kanadaja, Gjermania, Franca, Anglia, etj etj
Kohët e fundit ështe dëgjuar të flitet shpesh për kriptovalutat si edhe për zhdukjen e parave “cash“ nga qarkullimi.
Historia e kriptovalutave lidhet ngushtë me atë të Bitcoin, e cila daton rreth vitit 2008, megjithëse perpjekjet për një valutë dixhitale filluan diku 10 vite më parë në 1998.
Në vitin 2008, pas zgjedhjes së Barak Obama si president i SHBA, një person ose një grup i quajtur, “Satoshi Nakamoto“, prezantoi një koncept të ri të valutës ,tërësisht të pavarur nga shtetet dhe bankat.
Në vitin 2009 ideja filloi të përqafohej kryesisht nga entuziastët dhe ekspertët e IT-së.
Më 18 Korrik 2011, filloi për herë të parë shit-blerja e Bitcoin në bursën Mt.Gox, e cila në fillimet e saj shërbente vetëm për shkëmbimin e letrave të lojës, “Magic: The Gathering Online“.
Fillimisht, Bitcoin u përkrah më së shumti në Azinë lindore dhe konkretisht në Japoni.
Ndërkohë vendet perëndimore Europiane dhe SHBA vazhduan të ishin skeptikë ndaj tij.
Një nga pionerët dhe multimilioneri i parë i botës prej Bitkoinit ishte kaliforniani, Roger Ver.
Ai është sot një prej prodhuesve në të ashtuquajturën “miniera e Bitcoin”.
Në këto miniera, nuk nxirret flori apo krom sikurse ne jemi mësuar të dëgjojmë, por me anë të kompjuterave shumë të zhvilluar aty po gjenerohen kode shumë komplekse dhe të sukseshme.
Pas çdo kodi të gjeneruar qëndron një Bitcoin.
Në fund të 2011 raporti i shkëmbimit të Bitcoin me valutat e tjera tradicionale ishte nën 10 US-Dollar.
Rritja vazhdoi e shpejtë deri sa pika kulmore u arrit në 17 dhjetor 2017 me rreth 20000 US-Dollar për një Bitcoin.
Ndërsa viti i ri e gjeti me rritjen galapante prej 35000 US-Dollar!
Pas 2017 kursi i shkëmbimit pësoi ulje – ngritje të shumta.
Edhe viti 2020 shënoi fillimisht një rënie për shkak të pandemisë dhe më pas rritje, që duket se arriti kulmin në dhjetor gjatë Krishtlindjeve me afërsisht 28000 US-Dollar për një Bitkoin.
Gjatë këtij viti përllogaritet një rritje 275% në vlerën e Bitkoin.
Në lidhje me të ardhmen e Bitcoin, ekspertët dhe investitorët kanë përqasje të ndryshme.
Kështu për shembull në një intervistë për Financial Times strategu kryesor global i Morgan Stanley Investment Management, Ruchir Sharma gjykon se Bitcoin po zëvendëson dalëngadalë dollarin.
Sipas tij, në një të ardhme kriptovaluta mund të marrë vendin e valutave tradicionale dhe kjo jo vetëm falë përdorimit si mjet investimi, por edhe si mjet pagese në shkëmbimet tregtare.
Megjithatë, ai shprehet se shtypja e parave do të vazhdojë edhe pse paraja “cash” mund të mos gëzojë të njëjtin besim si përpara pandemisë.
Ndërkohë, zyrtari kryesor i investimeve të BlackRock për Të Ardhurat Fikse Globale, Rick Rieder mendon se Bitcoin mund të zëvendësojë arin në një masë të madhe.
Sipas tij, kjo do të ndodh sepse Bitcoin është shumë më funksional sesa ari.
Sipas anketave të lexuesve “Bitcoin Magazine’s 2020 End Of Year Survey” nga bursa më e madhe elektronike në USA Nasaq, rritja e Bitcoin vjen si pasojë e pandemisë dhe e izolimit të shumë vendeve.
Të anketuarit gjithashtu vunë në dukje ndryshimin e përqasjes ndaj Bitcoin nga institucionet financiare, qeveritare si dhe kompanive të mëdha me interesa investimi.
Pavarësisht parashikimeve premtuese për të ardhmen e Bitcoin, duket se ende do të ketë pengesa nga ana e politikës.
Kështu për shembull në javët e tij të fundit, Presidenti Donald Trump dhe kabineti i tij synojnë të prezantojnë një rregullore të re në lidhje me bursat ku tregtohen kriptovalutat.
Demokratët me në krye Joe Biden, janë në thelb për ashpërsimin e rregullave, por gjithashtu janë pro kriptovalutave.
Janet Yellen, ish shefja e “Rezervës Federale Amerikane” dhe ministre e ardhshme e financave në qeverinë Biden, ka shprehur skepticizëm në lidhje me Bitkoin në të kaluarën.
Në fund të gjithë kësaj tabloje mbetet të nënvizohet se kriptovaluta pritet të ketë një përdorim më të gjerë në të ardhmen.
Përsa i përket Bitcoin, prognozat për një rritje janë kryesisht pozitive edhe pse herë pas here ka skepticizëm.
Përveç investitorëve dhe sipërmarrësve, që duket se janë përkrahës të dixhitalizimit të valutës, një erë e re po vjen dhe në përqasjen e politikës ndaj saj.
Bitcoin dhe valutat e tjera dixhitale janë bërë shumë të fuqishme për tu injoruar nga vendimmarrja, prandaj ajo që mbetet është vetëm rregullimi i legjislacionit dhe pranimi i tyre.
Hallka e fundit dhe më e rëndesishme për etablimin e një valute mbetet sigurisht individi.
Dhe në fund do të jetë individi, ai që me vendimet e tij do të ndikoj në përhapjen ose jo të Bitcoin.

Bloomberg:
https://www.bloomberg.com/news/articles/2020-12-28/bitcoin-on-longest-winning-run-since-2019-after-hitting-record?srnd=technology-vp
Ft: https://www.ft.com/content/ea33b688-12e0-459c-80c5-2efba58e6f1a
Bitcoin.com
https://news.bitcoin.com/morgan-stanley-strategist-bitcoin-replace-us-dollar-worlds-reserve-currency/
Cryptonews.com
https://cryptonews.com/news/3-4m-bitcoin-available-as-first-time-buyers-lead-this-rally-8373.htm
Nasaq
https://www.nasdaq.com/articles/reader-survey%3A-bitcoins-2020-and-2021-2020-12-28

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.