BallinaAktualitetFOTO/ Moti me ngrica thyen shtyllat dhe pemët në Dibër

FOTO/ Moti me ngrica thyen shtyllat dhe pemët në Dibër

Pasditja solli ulje të ndjeshme të intensitetit të reshjeve të shiut.

Në lartësi mbi 750 metra mbi nivelin e detit temperaturat janë ulur ndjeshëm duke bërë që pemët, shtyllat e tensionit dhe përcjellësit elektrikë të vishen me një shtresë të trashë akulli

Si pasojë e ngarkesës së akullit janë thyer pemë dhe degë pemësh përgjatë rrugës nacionale.

Degë pemësh kanë rënë edhe mbi përcjellësit elektrikë duke i këputur ato. Në disa zona ku janë ngarkuar më shumë, janë thyer shtylla tensioni dhe janë këputur telat si pasojë e peshës së akullit.

Nga mesdita e sotme janë pa energji elektrike Njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë që është prej pesë ditësh.

Në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditësh e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular