BallinaAktualitetFOTOT/Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë njerëzit që...

FOTOT/Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë njerëzit që kanë ndërruar jetë në krahë, për t’i varrosur

Edhe pse u rindërtua në vitin 2018, ura e lumit Drojë në Mamurras rrezikon të shembet. Banorët të shqetësuar flasin për rrezikun që u kanoset ndërsa institucionet nuk kanë reaguar. Një sipërfaqe e madhe toke ka rrëshqitur në shtratin e lumit, ndërsa ura ka nisur të lëkundet.

Për emisionin “Shqipëria Live” një banor i fshatit Shpërdhet ka treguar se janë mbi 600 banorë të izoluar gjatë 24 orëve.

Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë

Ndërkohë kryeplaku i fshatit tha se kur u bë devijimi i rrugës, ata kanë bërë ankesa, por që askush nuk është marrë me këtë punë.

Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë

“Mbi 120 familje janë të izoluara totalisht. Të bëhet një projekt për rrugën këtu. Mos t’i marrim njerëzit në krah që t’i dërgojmë në banesën e fundit. Situata përsëritet çdo vit, institucionet marrin vetëm masa provizore”, tha ai.

Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë

Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë

Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë

Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë

Ura e lumit Drojë rrezikon të shembet, banorët: Kemi marrë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular