BallinaBotaNjë variant i ri i COVID zbulohet në Japoni, OBSH: Situatë problematike

Një variant i ri i COVID zbulohet në Japoni, OBSH: Situatë problematike

Variantet e reja, më ngjitëse të mutuara të koronavirusit janë “shumë problematike” dhe mund të shkaktojnë më shumë raste dhe shtrime në spital nëse përhapja e virusit nuk kufizohet menjëherë, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Agjencia globale e shëndetit u lajmërua gjatë fundjavës për një lloj të ri Covid-19 të zbuluar në Japoni, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për shtyp.

Të dielën, Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të Japonisë tha se zbuloi një variant të ri të koronavirusit në katër udhëtarë që mbërrinin nga Brazili.

Varianti duket se ka disa nga të njëjtat mutacione si llojet e tjera të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, tha instituti.

Instituti i sëmundjeve infektive të Japonisë tha se është e vështirë të përcaktohet menjëherë se sa infektues është lloji i ri dhe efektiviteti i vaksinave kundër tij.

“Sa më shumë që virusi përhapet, aq më i lartë është shansi për ndryshime të reja në virus”, tha Tedros në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular