BallinaAktualitetPas shiut vjen acari/Ja si do të jetë moti në orët në...

Pas shiut vjen acari/Ja si do të jetë moti në orët në vazhdim

Ditën e Mërkurë moti për vendin tonë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimeve të cilat do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë orëve të mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht dhe në kohë afatshkurtër deri mesatar në formën e shtrëngatave, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Duke nisur nga orët e pasdites në relievet malore në lindje të territorit reshje të dendura dëbore.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës prekin edhe lartësitë kodrinore të vendit deri në lartësitë 500-600metër. Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina.

Ngrica në pjesën veriore dhe verilindore të vendit që prej orëve të mëngjesit e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era me drejtim veriperëndim – verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2°C deri në 7°C

zonat e ulëta 4°C deri në 13°C

zonat bregdetare 5°C deri në 13°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular