BallinaAktualitetSkandali i spitalit/ Si e rrëzoi Rama planin e financuar nga SHBA

Skandali i spitalit/ Si e rrëzoi Rama planin e financuar nga SHBA

Kryeministri Edi Rama u shfaq para kamerave në Fier, duke vendosur me kokën e tij se ku do të ndërtohet spitali i ri rajonal, që do financohet nga Turqia. “Ky është vendi perfekt,” tha ai, duke caktuar me kokën e tij gjithçka, duke sjellë edhe revoltën e pronarëve të tokës. Por sipas gazetares Aranita Brahaj, ai ka rrëzuar kështu të gjithë themelet e shtetit të së drejtës, madje edhe një plan të zhvillimit të territorit, të miratuar nga vetë ai, ku parashikohej se ku do ndërtohet spitali. Lexoni më poshtë denoncimin e gazetares

Një ditë më parë pamë Kryeministrin e Vendit, Kryebashkiakun e Fierit dhe Kryetitullarin Politik të Sektorit Shëndetësi (ministrin) të shëtisnin mbi urat e rrugës nacionale në Fier për të gjetur një vend për ta bërë… Spitalin Rajonal të Fierit. Kryeministri hidhte sytë dhe vendoste këtu apo aty.

Për këdo urbanist, punonjës të rregullimit të territorit, jurist, qytetar apo votues që aspiron shtetin e së drejtës dje kjo video ishte një atentat i shëmtuar i modelit “në natyrë” të shtetit, por po njësoj një ortek balte që i hidhet çdo zhvillimi urbanistik në vend.

Për territorin e Bashkisë Fier ekziston një DOKUMENT i STRATEGJISË SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT (miratuar nga vetë Rama si kryetar i KKT).

Dokumenti i miratuar në nivel lokal dhe qendror, është hartuar me mbështetje të taksapaguesve amerikanë, asistencë e USAID në kuadër të Programit PGLP. Shumë vite punë për një dokument me rëndësi strategjike për këtë Bashki. Për hartimin e kësaj strategjie kanë asistuar dhe ndihmuar edhe dy Institute të Rëndësishme të Zhvillimit Urban si Co-Plan dhe Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Paguar për ekspertizën dhe angazhimin  e tyre po me para të USAID.

Pas kësaj (planit të miratuar) Fieri mund të quhet një Bashki me fat pasi pronarët kanë të qartë si është bërë planifikimi urbanistik për pronat e tyre dhe mund të zhvillojnë projektet sipas mundësisë (deri ne momentin qe shkon Rama dhe thotë ‘këtu’). Pronarët në shumë bashki të tjera jetojnë me kaosin e mungesës së Planeve dhe Strategjive të Territorit, dhe në pamundësi për të zhvilluar dhe trajtuar pronat e tyre me qartësinë se ku investohet për fermë e ku parashikohet një spital publik apo e ngjashme.

Ky Dokument i Rëndësisë së Veçantë artikulon saktë koordinatën ku do të vendoset Spitali Rajonal Fierin në faqe 152 dhe 162 të dokumentit. Spitali Rajonal Fier është parashikuar të vendoset pranë Pyllit Levan, Komuna Qendër.

Mbi bazë të këtij Dokumenti Strategjik të miratuar nga Rama kryeministër kryetar i KKT, në vitin 2017 është paguar një studio arkitekture për hartimin e projektit. Siç reklamohet nga vetë studio, vendndodhja e Spitalit Rajonal është në afërsi të Pyllit të Levanit.

Studio Atelier 4 është paguar me para të taksapaguesit shqiptar në shumën 25.823.800 Lekë (të reja) me transaksion të datës 28 dhjetor 2015 për këtë dokument projekti.

Tani me dy Dokumente të Rëndësisë së Veçantë, kemi një kryeministër që ka vendosur të dalë vetë, pa mjete topografi apo urbanisti, më frymëzim pikturisti e karikaturisti, të vendosë tokën dhe peizazhin ku e do spitalin.

Protagonizëm ku frymëzimi i Ramës vlen:

• më shumë se dokumentet e hartuara me para të taksapaguesve amerikanë dhe shqiptarë,

• më shumë se ekspertiza e urbanistëve dhe atyre që kanë atribute për zhvillim territori,

• më shumë se vendimmarrja KKT dhe pushteti vendor në dhjetor 2016.

Të thyesh Strategjitë e Zhvillimit të Territorit miratuar në KKT është vepër penale. Çdo qytetar i thjeshtë apo firmë ndërtimi do ishte penalizuar për zhvillime si kjo.

Spitali do të jetë ndërtuar le të themi në maj 2021. Çudirat e financimit dhe kostot e teciprocitetit do i kuptojmë me kohën.

Nëse spitali është privat apo publik apo partneritet do ta mësojmë shumë më vonë.

Për shumë kënd spitali do të jetë një krenari e Kryeministrave Punëmbaruar.

Për shumë të tjerë do të jetë modeli më i shëmtuar i Kazmës në Themelet e Shtetit të Së Drejtës. Modeli i dhtetit që Dokumentin Strategjik e përdor për të pikturuat, pronën ta merr pa negocim e paralajmërim. Investimin e quan bast.

Unë jam tek kjo shumica e dytë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular