BallinaAktualitetFillon sonte dhe zgjat tre ditë, moti rezervon surpriza ditët në vijim

Fillon sonte dhe zgjat tre ditë, moti rezervon surpriza ditët në vijim

Vendi ynë është përfshirë prej disa ditësh nga moti i keq, i cila ka shkaktuar përmbytje të shumta në vend.

Por, pas shirave, tashmë na pret acari dhe dëbora. Meteoalb raporton se gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular