BallinaAktualitetMjeku i lartë në Angli: COVID do jetë gjithmonë me ne dhe...

Mjeku i lartë në Angli: COVID do jetë gjithmonë me ne dhe britanikët do të mbajnë përgjithmonë maskë

Britanikët mund të duhet ta mbajnë maskën ?? përgjithmonë , pasi Covid-19 do të jetë “gjithmonë me ne”, tha zëvendës shefi mjekësor i Anglisë.

Profesori Jonathan Van-Tam tha se pandemia ka ndryshuar sesi Britanikët i qasen higjienës dhe se disa zakone që ne kemi adoptuar, do të qëndrojnë akoma me ne.

Mjeku i lartë shton se bllokimi me siguri do të jetë në Britami deri në “mes të Pranverës “.

Profesori gjithashtu paralajmëroi që virusi “do të jetë me ne për një të ardhme të paparashikueshme”.

Megjithatë, nuk do të jetë një vendim i qeverisë që njerëzit ta mbajnë gjithnjë maskën, por një sjellje që njerëzit do ta adaptojnë edhe kur situata me pandeminë të jetë relaksuar.

“Unë nuk mendoj se ne do të shpëtojmë nga ky virus. Unë mendoj se virusi do të vazhdojë të ndryshojë me kalimin e kohës, pasi sëmundja tashmë ka treguar shenja të veprimit. Dhe unë mendoj se virusi ka të ngjarë të jetë me ne për shumë kohë, ndoshta në të njëjtën mënyrë si gripi”, tha ai.

.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular