BallinaKronike"Mos më lër vetëm me atë përbindësh"/ 14 vjeçarja shqiptare rrëfen përdhunimin...

“Mos më lër vetëm me atë përbindësh”/ 14 vjeçarja shqiptare rrëfen përdhunimin nga i ati, si e zbuloi e ëma…

Ajo kurrë nuk e quajti atë “baba” dhe konfirmoi të gjitha akuzat kundër tij: “Ai më përdhunoi, e bëri atë për një vit të tërë”. Një 14-vjeçare shqiptare, e cila jeton në një lagje të Trevisos, akuzon babanë e saj për përdhunim.

Sipas asaj që raporton “Treviso Today“, ngjarja në fjalë u zbulua verën e shkuar, pasi ishte nëna e vajzës së dhunuar, ajo që bëri denoncimin, pasi ra pre e dhunës së burrit 46-vjeçar. Abuzimet dhe dhuna në drejtim të gruas duket se erdhi drejt fundit në momentin që vendosi të fliste me të bijën. “Dua të vdes, po… do vetëvritem”, i tha ajo e dëshpëruar të miturës. Por vajza i dha përgjigje surprizuese që e la më “gojë hapur”: “Mos do të më lesh vetëm me atë përbindësh”.

E lënë me dyshime nga fjalët e të bijës, gruaja nisi të hetonte dhe zbuloi të vërtetën. Pasi dërgoi të bijën në Polici, e reja tregoi gjithë kalvarin e vuajtjeve të saj.

“Në fillim,”- tha 14-vjeçarja në seancën dëgjimore në praninë e një psikologeje, –“më prekte në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, rreth një vit më parë, nisi dhuna seksuale e vërtetë”. E reja tregoi më tej se i ati ishte në veçanti xheloz për të.

“Nuk më linte të dilja me askënd dhe nëse e bëja më mbulonte me fyerje. Unë dhe mami ishim të tijat, pa kushte. Nuk kam folur më parë sepse më kërcënonte”.

Të shtunave, kur 46-vjeçari ishte vetëm me fëmijët shpërthente dhuna që përfundonte gjithnjë me të njëjtat fjalë:  “Mos hapni gojë, në të kundërt do ta pësoni keq”. Gruaja, e cila nuk e kishte denoncuar kurrë të shoqin për keqtrajtim, vendosi të shkonte në polici. Autoritetet lëshuan menjëherë urdhër mbrojtje ndaj gruas dhe fëmijëve. 46-vjeçari u largua nga shtëpia dhe tani me urdhër të Gjykatës u jep një shumë parash gruas dhe fëmijëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular