BallinaKronikeNdjekje dhe breshëri plumbash nga dy të maskuar, detaje të reja nga...

Ndjekje dhe breshëri plumbash nga dy të maskuar, detaje të reja nga atentati në Milot

Një atentat me kallashnikov ka ndodhur mesditën e sotme në Milot, ku ka mbetur i plagosur Ylli Ibrahimi, 45 vjeç. Ndaj Ibrahimit kanë qëlluar dy persona, të cilët ishin me maska

Mësohet se ndaj 45-vjeçarit është qëlluar me mbi 30 plumba nga një motor në lëvizje.

Autorët të maskuar e kanë ndjekur 45-vjeçarin i cili ka tentuar të largohet, por nuk i ka shpëtuar plumbave

Ibrahimi është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Laçit:

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular