BallinaKronikePlagosja e biznesmenit, ortaku shkon vetë në polici: Nuk kam lidhje me...

Plagosja e biznesmenit, ortaku shkon vetë në polici: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Biznesmeni Albert Allmuça ka shkuar në polici dhe ka dhënë dëshmi për ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-parkut të autobusëve. Ai pretendon se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Mësohet se biznesmeni ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, apo siç njihet ndryshe si zona e Ish-Parkut.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është rrahur me sende të forta edhe rojen e objektit në ndërtim. Ndërkohë një plumb qorr ka kapur një kalimtar të rastit me iniciale K.K.

Dyshohet se autori i plagosje është një person me inicialet A.Allmuça i cili mësohet të jetë edhe ortak në ndërtimin e një pallati me Sino Lllanj por që për shkak të një konflikti ka mbetur i pa përfunduar.

Grupi hetimor vijon hetimet, ndërkohë që ende nuk dihet kush ka qëlluar me armë. Nga të shtënat mbeti i plagosur biznesmeni Llanaj si dhe një kalimtar i rastit. Po ashtu gjatë përleshjes është lënduar edhe roja i pallatit në ndërtim pasi është goditur me grushte dhe sende të forta.

Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça janë në konflikt prej kohësh për një objekt në ndërtim, projekt që e kanë nisur së bashku për ta përfunduar brenda vitit 2019, por që pallati nuk është ndërtuar ende.

Ata kanë pasur konflikte edhe më parë, ndërsa sot janë konfrontuar me armë zjarri, ku i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit. Të dy biznesmenët kanë shkuar në vendngjarje të shoqëruar nga persona të tjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular