BallinaAktualitetPushteti dhunon fortesën "Produari" në Astir, kauza mbetet, beteja vazhdon...

Pushteti dhunon fortesën “Produari” në Astir, kauza mbetet, beteja vazhdon…

Nga Nexhbedin Basha

Mengjes 12 janar 2021! Ditë dimri! Po kaloja nga Unaza e Madhe, rrugës për tek Pallati me Shigjeta dhe në çast ndalova. Pashë njetëz kurreshtar që shikonin si po prishej një objekt, bar kafe dhe biznese të tjera. U afrova edhe unë si ata kalimtarë jo të shumtë. Vështroj rreth e qark të njoh ndonjë. Shoh përballë buldozierit një grua që lotonte. Në dorë mbante një celular që filmonte dhe bënte fotografi, për ti mbajtur si arkiv të familjes dhe dëshmi woftë edhe ligjore.
Kthej shiritin e kujtesës. Në atë bar kafe, të quajtur “Produari”, në nëntorin e vitit 2018, dy vite e gjysëm më parë banorët e Astirit nisën rezistencën e tyre kundër projektit të Unazës së Re, i cili parashikonte shembjen e banesave dhe lokaleve të tyre për të zgjeruar rrugën.
Me 12 janar 2021, pas dy vite e më shumë protestë e reziztencë, bie fortesa e Asirit, lokali bar-kafe, e Produarëve. Aty nisi kauza e Astirit ndaj padrejtësisë së shtetit, kauzë e cila do mbahet gjatë në memorjen e shqiptarëve, që bëri xhiron e botës dhe që do jetë një reflektim për qeveritë që do vijnë më pas, për ti bërë gjërat me pjekuri e mbi baza ligjore. Jo më me mashtrime! Jo më përdorim force pa u ulur me grupin e interesit.
Në atë ambjent të thjeshtë dhe jo komod u mbajtën dhjetra takime e shumë fjalime. Midis ture edhe fjalimi i kryetarit të opozitës z. Lulzim Basha, opozitë e cila e mbështeti pa rezerva kauzën e tyre. Në atë godinë nisi zemërimi ndaj pushtetit i këtij komuniteti, që bashkoi të gjithë bashkëpronarët e shtëpive dhe lokaleve të ardhur nga të gjitha zonat rurale të Shqipërisë nga jugu në veri, po ashtu edhe gjithë opozitën e bashkuar që ju gjend pranë këtij komuniteti. Motovi i protestës ishte as më shumë e as më pak mbrojtja e pasurisë së tyre të vënë me mundim, shumica e të cilëve duke emigruar edhe jashtë vendit.
Fortesa ra, por beteja vazhdon…
Në atë ambjent, këtë muaj dimri i vetmi që të tregonte forcë dhe shfaqej i pamposhtur ishte një buldazier që “shqyente si ujku delet”; ndërtesën që rezistoi prej më shumë se dy vjetësh.
Në atë ndërtesë (barë kafe), buzë rrugës Shqiponja-Pallati me shigjeta, të quajtur Astir nisi protesta e banorëve që jetojnë aty nga viti 1992. Aty u ngrit kauza e tyre e quajtur “kauza e Astirit”, që mbajti të mbërthyer para ekraneve të televizionit shtetëror e privat, miliona shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në atë ndërtesë u mbajtën me qindra fjalime, u dhanë intervista, opinione, folën fëmijë të këtyre familjarëve të përlotur, e të rritur, politikanë të opozitës por kurrë të shtetit. Shteti aty përdori kordone të shumta, policie të armatosur, shkopinj gome, gaz lotsjellës, burgosi qindra protestues, politikanë të opozitës, dhjetra qytetarë të pafajshëm etj..etj..
Dhe arsyeja pse? Natyrisht për të mbrojtur banesat e tyre, që pushteti i la t’i ndërtonin dhe pas 20-25 vitesh u tregon forcën e nuk bën as mundimin më të vogële për t’u ulur dhe japë zgjidhje, megjithëse Kryeministri Rama në takime fushatë u kish premtuar duke deklaruar: “Edhe Enveri të ngrihet nga varri ju do ta gëzoni shyëpinë dhe do merrni lekalizimin…”
Në fakt fjalët i mori era. Ndaj banorëve u përdor forca, u dhunuan, u burgosën, protresta u shtyp…
Këto ditë, nervi i fuqisë së protestës kish rene. Në rrugën e Unazës së Madhe sheh Lindita Produarin, pronare e këtij lokali, që dy vite më parë së bashku me dhjetra të tjerë u plagos. Ajo mban një celular në dorë dhe me lot në sy filmon këtë moment, si dëshmi të historisë familjare, ças i një kalvari mundimesh. Si një dëshmi që shpreson se një ditë me vënien e drejtësisë në vend të marrë drejtësi, Ajo dhe shumë të tjerë.
Kauza e Astirit, do të ngelet gjatë në kujtesën e njerëzve. Dhimbja dhe imazhet e protestave, po ashtu. Trauma dhe stresi psilologjik që përjetuan këto banorë, do kërkojë vite për t’u shëruar. Por, beteja ligjore vazhdon. Këta banorë lypset të marrin drejtësi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular