BallinaKryesoreShitja ose dhënia me qira e Portit të Durrësit, cënon Sigurinë Kombëtare

Shitja ose dhënia me qira e Portit të Durrësit, cënon Sigurinë Kombëtare

Nga Gëzim Zilja

Para pak kohësh në gazetën “Telegraf” botova shkrimin me titull: A po shitet Porti i Durrësit? Shkrimi u botua pas kthimit të kryeministrit nga Emiratet e Bashkuara së bashku me ministrin Arben Ahmetaj me lajmin e bujshëm se ky vend do të jap 70 milion dollarë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Rama nga ana e tij nuk harroi të riktheksoi se miqtë e largët do të ndërtojnë portin e jahteve, aty ku sot është porti i Durrrësit, ndërkohë që ky do të zhvendoset në Porto Romano. Kryeministri nuk tha që kishte shkuar atje me një sërë ministrash, që do të qiraseshin në Dubai me dreka e darka, e ndoshta dhe argëtime falas si dhuratë nga Nustreti ( kam në lagje një peshkatar me emrin Nustret) dhe miqtë e tij. Tani na del se jo vetëm Porti i Durrësit por edhe Përmeti, ka dalë në shitje. Në daljen televizive të datës 11.01.2021 nënkryetari i bashkisë së Tiranës, i përfolur, për një shëtitje argëtuese në Barcelonë me paratë e shokëve biznesmenë, bën arsyetimin idjot se nuk mund të jenë bashkë dhe porti i mallrave (duke e quajtur të mirëqenë dhënien e portit) dhe ai turistik, ndërsa flitet për sipërfaqe shumëhektarëshe të ndara nga njëra-tjetra. Po ç’është sot Porti i Durrësit për Shqipërizën tonë?
Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën portin e Durrësit portin më të madh në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombëtar. Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi kalate që varion nga 7.5m-11.5m…. Ai është gjithashtu një vendndodhje kyçe për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit një pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do lehtësojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në Ballkan deri nw Detin e Zi. Në dokumentin e Strategjisë së Sigurimit Kombëtar (SSK) botuar nga Minisria e Mbrojtjes në korrik 2014 për domosdoshmërinë strategjike thuhet: “SSK është dokumenti më themelor planifikues për Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë…Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët, për një atdhe që garanton siguri, drejtësi, barazi dhe mirëqenie për të sotmen dhe brezat e ardhshëm… Plotësimi i domosdoshmërive strategjike kërkon mirëkuptimin dhe angazhimin e të gjithë popullit shqiptar, për të bërë zgjedhje të vështira, që garantojnë sigurinë, përmirësojnë jetën dhe përmbushin aspiratat për të ardhmen. Për Portin e Durrësit në këtë dokument theksohet: Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik do të arrihet duke nxitur projekte strategjike për ndërtimin e një aksi të rëndësishëm ndërkombëtar, që lidh një port në bregun shqiptar të Detit Adriatik (Mesdheun) me Detin e Zi, përmes lidhjes rrugore, hekurudhore, energjetike dhe të telekomunikacionit.” Si do e shohim më poshtë, nëse porti u jepet arabëve lidhja me tokën shqiptare do të jetë zero dhe koridori VIII do të ketë vdekur, sepse ky ishull tashmë arab, do të komunikojë me vendet mesdhetare dhe më tej, vetëm nëpërmjet detit. Atëherë le të arsyetojmë thjeshtë me pasion por pa inate jo për darkën te Nustreti dhe lapërdhira të tjera në Dubai, por ku dhe si kryeministri dhe shpura e tij kanë tradhëtuar parimet themelore të shtetit, që shprehen në dokumentin bazë të SSK-së.
E para: Nëse projekte të tilla bëhen në vende me pozicione strategjike ( në këtë rast porti i Durrësit) a shpreh ky vendim siç thuhet në SSK aspiratën, vullnetin politik të popullit shqiptar për të realizuar vizionin e përbashkët, për një atdhe që garanton siguri, drejtësi, barazi dhe mirëqenie për të sotmen dhe brezat e ardhshëm të tij? Në Shqipërinë ku ne jetojmë asnjë shqiptar, me përjashtim të kryeministrit dhe miqve të Nustretit, nuk është në dijeni të kësaj afere. Atëherë si shitet apo jepet me qira Zemra e Shqipërisë në detin Adriatik dhe toka rreth tij, pa u pyetur shqiptarët dhe pa u mbledhur Komisioni i Hartimit të SSK-së? Kjo marrëveshje apo projekt marrëveshjeje para se të kthehet në kontratë të detyrueshme duke kaluar në parlamentin më të neveritshën që nga viti 1912, duhet tu bëhet e ditur shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
E dyta: Pse nuk bëhet e ditur, pse po bëhet, kur do të bëhet, sa do të shitet ose sa është qiraja, sa do të kushtojë porti i ri, cilat do të jenë përfitimet e pales shqiptare në këtë afire et, etj.?
E treta: Dihet se rezervat e naftës janë të kufizuara dhe në disa vende arabe në mbarim. Investimet arabe të këtij lloji kanë qëllim strategjik, që ata të ngulen në Durrësin e Bukur për jetë e mot dhe të krijojnë “Dubain 2” këtë radhë në Mesdhe, për vete sigurisht. Mos e dhëntë zoti por në hyrje të kësaj mrekullije mund të vendoset ndonjë tabelë: Ndalohet hyrja për lypësit dhe shqiptarët, sepse hyrja në të do të kërkojë të kesh të paktën 10.000 euro në xhep. Ndërkaq shitësit apo qiradhënësit e Portit do ta kenë siguruar edhe passaportën arabe.
E katërta: Në dokumentin e SSK-së rradhiten dhe rreziqet kombëtare të ndara sipas niveleve. Në rreziqet e nivelit të parë rradhiten dhe “Mangësitë në kontrollin dhe administrimin e territorit, që kërcënojnë sigurinë individuale dhe favorizojnë trafiqet e ndryshme.” A është e garantuar siguria kombëtare nga dhënia me qira apo shitja e Portit të Durrësit ? Ajo që është kryesorja në të gjithë këtë aferë dhe që vjen erë e keqe, është mungesa e transaprencës, që është kthyer në ligj nga qeveria Rama. Kjo qeveri shet, blen, jep me qira, me PPP, merr borxh lart e posht pa dhënë shifrat e emrin e shtetit apo bankave, sikur të ishte një SEKT antishqiptar dhe jo shërbestare e zgjedhur nga populli, që duhet t’i shërbejë atij dhe të bëj transparent çdo veprim. Ndërkohë është çasti që Presidenti i Republikës si garantues i Kushtetutës dhe opozita që korr e nuk lidh, të shprehen haptaz e qartaz për këtë aferë.
Kujtesë: Shqipëria nuk ka ende një Strategji të Sigurisë Kombëtare Detare dhe dokumenti i SSK-së i hartuar në korrik 2014, ka dy vjet e gjashtë muaj që ka skaduar. Le të shikohet ky problem në formulimin e ri të SSK-së.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular